Përfundon takimi i krerëve të Ligës Arabe
Takimi i krerëve të Ligës Arabe në të cilën morën pjesë krerët e vetëm 8 nga 22 vendeve anëtare, ka përfunduar punimet në Muritani.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve takimi i nisur në orën 12 sipas orës lokale, ka përfunduar punimet po atë ditë. Në këtë takim ishin të pranishëm presidentët e Sudanit, Xhibutit, ishujve Komor dhe emirët e Kuvajtit, Katari dhe presidenti i dorëhequr i Jemenit. Libia dhe Libani nuk janë përfaqësuar në nivel presidenti por kanë dërguar kryeministrat e tyre. Në deklaratën përfundimtare të takimit të LA është kërkuar nga palët e futura në konflikt në Jemen që të zgjidhin krizën me anë të dialogut dhe bashkëbisedimit. Vendet arabe në përfundim të takimit kanë mbështetur Francën për planin e saj për çështjen palestineze. Liga Arabe gjithashtu ka mbështetur Irakun në luftën kundër terrorizmit.