Nesër gjykimi i Shejkh Isa Ghasem në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22858-nesër_gjykimi_i_shejkh_isa_ghasem_në_bahrejn
Regjimi Al Khalifa nesër do ta gjykojë Shejkh Isa Ghasem, liderin e myslimanëve shiitë të Bahrejnit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 14:18 Europe/Tirane
  • Nesër gjykimi i Shejkh Isa Ghasem në Bahrejn

Regjimi Al Khalifa nesër do ta gjykojë Shejkh Isa Ghasem, liderin e myslimanëve shiitë të Bahrejnit.

Kanali televiziv Al Menar njoftoi se Gjykata Penale e Bahrejnit të martën ka njoftuar se nesër (të mërkurën) do ta zhvillojë seancën e parë për gjykimin e Shejkh Isa Ghasem, klerikut të njohur shiit të Bahrejnit. Pas caktimit të datës për gjykimin e këtij kleriku të njohur fetar, qytetarët e Bahrejnit janë mbledhur në rajonin Daraza për të protestuar kundër regjimit Al Khalifa. Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit në vazhdim të arrestimit të aktivistëve politikë dhe fetarë në këtë vend, kohë më parë ka arrestuar klerikun shiit Shejkh Isa Ghasem me akuza të pavërteta për nxitjen e popullit kundër pushtetit të regjimit Al Khalifa dhe i ka hequr atij nënshtetësinë bahrejnase. Nga ana tjetër, grupet opozitare të Bahrejnit me qëndrim jashtë këtij vendi,  me anë të një mesazhi u kanë bërë thirrje të gjitha qarqeve, organizatave dhe personaliteteve politike dhe fetare të botës islame që ta ndihmojnë popullin e shtypur të Bahrejnit dhe të premten me 29 korrik e kanë shpallur "Ditë Botërore për Solidaritet me popullin e Bahrejnit". Vlen të theksohet se Bahrejni që nga viti 2011 është shndërrua në një arenë e protestave qytetare, por regjimi Al Khalifa me bashkëpunim të Arabisë Saudite vazhdimisht ka shtypur këto protesta qytetare.