Sulme masive të mercenarëve sauditë në jug të Jemenit
(last modified Tue, 26 Jul 2016 15:50:54 GMT )
Korrik 26, 2016 17:50 Europe/Tirane
  • Sulme masive të mercenarëve sauditë në jug të Jemenit

Mercenarët sauditë kanë sulmuar rajonin Al Sarari në jug të Jemenit.

Sipas kanalit televiziv Al Someria, mercenarët sauditë në përpjekje për të depërtuar dhe rrethuar rajonin Al Sarari, në provincën Taiz në Jemen, kanë sulmuar këtë rajon me artileri dhe mortaja. Mercenarët sauditë gjatë ditëve të fundit kanë sulmuar 12 herë këtë rajon dhe mbi një vit me vazhdimin e sulmeve në rajonet e Al Sarari, tentojnë rrethimin e këtij rajoni. Ndërsa dje, forcat e ushtrisë dhe komitete popullore të Jemenit, kanë neutralizuar përpjekjet e mercenarëve sauditë në sulmet e tyre në vendkalimin Tual dhe Rama dhe dhe në doganën e rajonin Haradh. Thuhet se mercenarët sauditë prej kohësh ishin mbledhur për të kryer operacione në rajonin Haradh të provincës Hoxha. Ndërkohë regjimi Al Saud duke u koordinuar me mercenarët e tij, atyre u jep mbështetje me sulme nga ajri. Kohët e fundit avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë kryer më shumë se 30 sulme me avionë luftarakë dhe kanë patrulluar zonat me helikopterë Apaci. Megjithë përgatitjet e regjimi Al Saud dhe mercenarëve të tij, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë arritur të prishin planet e tyre dhe tu shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Në operacionet e forcave ushtarake të Jemenit, 4 automjete dhe një autoblinda i mercenarëve sauditë është shkatërruar dhe me dhjetëra prej tyre janë vrarë.