Një bombë shpërthen në një xhami në kryeqytetin e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22927-një_bombë_shpërthen_në_një_xhami_në_kryeqytetin_e_jemenit
Nga  shpërthimi i një bombe në një xhami në Sana, kryeqytetin e Jemenit, janë vrarë dhe plagosur 16 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 06:13 Europe/Tirane
  • Një bombë shpërthen në një xhami në kryeqytetin e Jemenit

Nga  shpërthimi i një bombe në një xhami në Sana, kryeqytetin e Jemenit, janë vrarë dhe plagosur 16 persona.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se të martën një bombë ka shpërthyer në një xhami në rajonin Sanhan në Sana, kryeqytetin e Jemenit, ku si pasojë janë vrarë të paktën tre falës të namazit dhe janë plagosur 13 të tjerë. Ndërkohë forcat mercenare të Arabisë Saudite dje (të martën) kanë shpërthyer me bombë një xhami në fshatin Sarari në provincën Taiz në jug të Jemenit dhe gjatë sulmit në këtë fshat kanë zënë rob me dhjetëra persona kurse kanë masakruar trupat e pa jetë të personave që kanë ekzekutuar me vdekje. Gjatë këtij sulmi janë vrarë 20 banorë të këtij fshati. Kanali televiziv Al Masira gjithashtu ka njoftuar se avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë bombarduar bazën "Xhumhurije" në qendër të qytetit Sa'de në veri të Jemenit. Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit në përgjigje ndaj krimeve dhe sulmeve saudite, kanë shkatërruar disa tanke dhe automjete ushtarake të Arabisë Saudite në provincën Xhizan. Këshilli politik i lëvizjes Ansarullah të Jemenit gjithashtu ka kërkuar nga populli jemenas që të vendosët në mbështetje të forcave ushtarake dhe të rezistencës popullore për të mbrojtur jetën e qytetarëve jemenas kundër sulmeve të forcave saudite.