Asad: Problemi i perëndimit me Sirinë qëndron tek pavarësia e vendit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22960-asad_problemi_i_perëndimit_me_sirinë_qëndron_tek_pavarësia_e_vendit
Presidenti i Sirisë në një takim me një delegacion politik dhe parlamentar nga Greqia, diskutoi për çështje të ndryshme mes tyre luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 06:50 Europe/Tirane
  • Asad: Problemi i perëndimit me Sirinë qëndron tek pavarësia e vendit

Presidenti i Sirisë në një takim me një delegacion politik dhe parlamentar nga Greqia, diskutoi për çështje të ndryshme mes tyre luftën kundër terrorizmit.

Bashar Asad presidenti i Sirisë dje u takua me kryetarin e partisë Demokristiane të Greqisë dhe kryetarin e partisë Pasok si dhe disa anëtarë të lartë të këtyre dy partive. Me këtë rast presidenti i Siri tha se problemi i vendeve evropiane me Sirinë është pavarësia e këtij vendi. Lufta në Siri ka dhënë mësime të shumta për rajonin dhe botën dhe kjo për shkak të zgjerimit të terrorizmit në shumë vende të botës si ato evropiane. Asad përmendi mbështetjen e perëndimit për grupet terroriste në Siri dhe tha: Mbështetja ndaj terrorizmit bëhet për të dobësuar Sirinë dhe për ta kthyer këtë vend në një vend që ndjek politikat e perëndimit, mirëpo politikat e padrejta të vendeve evropiane nga aspekti i sigurisë dhe ekonomike, ka pasur rezultat negativ për popujt evropiane. Populli sirian është i vendosur të vazhdojë luftën në mbrojtje të vendit, deri në vendosjen e rendit dhe stabilitetit. Delegacioni grek nga ana e tij theksoi se populli grek mbështet Sirinë si një vend që ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës kundër terrorizmit. Greqia do të bëjë të gjithë përpjekjet e saj për të qartësuar gabimin e bërë në transmetimin e realitetit në Siri.