Shpërthim në kryeqytetin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22981-shpërthim_në_kryeqytetin_e_irakut
Nga shpërthimi terrorist në veriperëndim të Bagdadit, të paktën janë vrarë 4 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 09:02 Europe/Tirane
  • Shpërthim në kryeqytetin e Irakut

Nga shpërthimi terrorist në veriperëndim të Bagdadit, të paktën janë vrarë 4 persona.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se një sulmues kamikaz sot në mëngjes ka shpërthyer rripin me eksploziv në rajonin Sha'le në veriperëndim të Bagdadit ku si pasojë janë vrarë 4 persona mes tyre edhe një polic, ndërsa janë plagosur 8 persona të tjerë. Grupi terrorist ISIS me afrimin e kohës së fillimit të operacioneve për çlirimin e Mosulit në veri të Irakut, ka shtuar sulmet e tij në Bagdad kundër civilëve irakianë. Ndërkohë Hejdar Ebadi, kryeministër i Irakut, sot me anë të një dekreti forcat vullnetare popullore të këtij vendi i ka shpallur si forcë zyrtare nën komandën e kryeministrisë së Irakut. Me këtë dekret kryeministri irakian ka krijuar rrethanat për trajnimin dhe armatosjen e forcave vullnetare popullore për të luftuar kundër terroristëve të ISIS.