Iraku nuk ka nevojë për forca të huaja tokësore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23017-iraku_nuk_ka_nevojë_për_forca_të_huaja_tokësore
Kryetari i kuvendit të dijetarëve islamikë në Irak, të mërkurën në takim me ambasadorin amerikan në Bagdad, ka thënë: Forcat irakiane kanë kapacitet për çlirimin e Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 13:40 Europe/Tirane
  • Iraku nuk ka nevojë për forca të huaja tokësore

Kryetari i kuvendit të dijetarëve islamikë në Irak, të mërkurën në takim me ambasadorin amerikan në Bagdad, ka thënë: Forcat irakiane kanë kapacitet për çlirimin e Mosulit.

Sejed Amar Hakim, kryetari i kuvendit të dijetarëve islamikë në Irak në takim me Stjuart Xhons, ka thënë se operacionet për çlirimin e qytetit Mosul kanë qenë operacione kombëtare  dhe forcat irakiane ka aftësi dhe kapacitete për shkatërrimin e terrorizmit. Hakim duke folur në lidhje me përhapjen e terrorizmit në botë, ka thënë: Kthimi i sigurisë në vendet e botës lidhet me çlirimin e Mouslit nga terroristët dhe ka shtuar se çlirimi nuk është vetëm një nevojë kombëtare, por një nevojë globale për vendosjen e sigurisë në mbarë botën. Si ka shtuar se Iraku posedon forca të mjaftueshme për çlirimin e Mosulit. Në këtë takim të dyja palët kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Irak dhe në rajon. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter në takim me kryeministrin irakian Hediar Ebadi kishte deklaruar se Uashingtoni do ti dërgojë në Irak edhe 560 forca tjera për të ndihmuar ushtrinë irakiane në operacionet për çlirimin e Mosulit.