Sionistët vazhdojnë ofezat ndaj xhamisë Al Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23032-sionistët_vazhdojnë_ofezat_ndaj_xhamisë_al_aksa
Ofezat e sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa janë shtuar edhe më shumë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 14:35 Europe/Tirane
  • Sionistët vazhdojnë ofezat ndaj xhamisë Al Aksa

Ofezat e sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa janë shtuar edhe më shumë.

Sipas Qendrës informative palestineze, mbi 850 kolonë sionistë gjatë muajit të fundit kanë kryer ofeza ndaj xhamisë Al Aksa. Sot (e mërkurë), kolonët sionistë me përkrahjen e ushtrisë sioniste kanë hyrë në xhaminë Al Aksa nga Bab Al Megrabe. Kolonët sionistë të përkrahur edhe nga ushtarët okupatorë sionistë, kanë sulmuar xhaminë Al Aksa dhe janë përleshur me të rinjtë palestinezë. Sulmet e sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa janë shtuar kohëve të fundit si pasojë e shtimit ët grupeve ekstremiste çifute. Ndërkohë, policia e regjimit sionist të mërkurën ka njoftuar se forcat policore izraelite gjatë të martës dhe të mërkurës në lindje të Bejtul Muakdesit, kanë arrestuar 52 palestinezë. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe 28 qytetarë tjerë palestinezë. Pjesa më e madhe e lindjes së Bejtul Mukadesit banohet nga palestinezët. Regjimi sionist po bën përpjekje për të ndryshuar strukturën demografike të Bejtul Mukadesit.