Ministri i jashtëm i Palestinës: Jemi serioz për ankesën ndaj Anglisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23071-ministri_i_jashtëm_i_palestinës_jemi_serioz_për_ankesën_ndaj_anglisë
Ministri i jashtëm i Palestinës ka thënë: Autoritetet palestineze janë serioz për ankesën ndaj Anglisë për shkak të deklaratës së Xhejms Balfur, ministër i jashtëm i këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2016 03:43 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Palestinës: Jemi serioz për ankesën ndaj Anglisë

Ministri i jashtëm i Palestinës ka thënë: Autoritetet palestineze janë serioz për ankesën ndaj Anglisë për shkak të deklaratës së Xhejms Balfur, ministër i jashtëm i këtij vendi.

Sipas ueb sajtit të gazetës Al Kods Al Arabi, Riad Al Maleki, ka thënë: Është propozuar ankesa kundër Anglisë për shkak të deklaratave të Xhejms Balfur në samitin e fundit të Ligës Arabe në Muritani. Vlen të theksohet se edhe presidenti i AAP, Mahumd Abas, ka kërkuar nga sekretariati i LA që të ankohet ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm të Anglisë Artur Xhemjs Balfur. Mahmud Abas ka shtuar se deklaratat e ministrit të jashtëm të Anglisë për Palestinën janë të papranueshme. Reagimi i palestinezëve erdhi në lidhje me një letër të datës 2 nëntor 1917, ku Artur Xhejms Balfut duke jy drejtuar Valetr Rothshild, politikan çifut dhe anëtar i Dhomës së Komunave në Britani e njoftoi për "qëndrimin pozitiv" të qeverisë së këtij vendi për "krijimin e shtëpisë kombëtare për hebrenjtë në tokat palestineze".