Presidenti sirian kritikon veprimet e Amerikës në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23131-presidenti_sirian_kritikon_veprimet_e_amerikës_në_rajon
Presidenti i Sirisë ka kritikuar veprimet e Amerikës në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2016 14:42 Europe/Tirane
  • Presidenti sirian kritikon veprimet e Amerikës në rajon

Presidenti i Sirisë ka kritikuar veprimet e Amerikës në rajon.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve Sana, Bashar Asad, president i Sirisë, të enjten në një takim në Damask me delegacionin e Këshillit amerikan të paqes nën udhëheqjen e Henry Loindorf, ka thënë: Roli i Amerikës si një fuqi e madhe botërore, duhet të jetë pozitiv dhe bazik në përhapjen e shkencës, kulturës dhe teknologjisë e jo për të shkatërruar vendet. Bashar Asad duke thënë se politika e Amerikës në rajonin e LM nuk është në interes të asnjë populli të botës e as të popullit amerikan, ka shtuar: Politika e administratës amerikane në rajon është në kundërshtim me interesin e popullit amerikan dhe kjo politikë në vend të logjikës dhe racionalitetit, është e prirur drejt dhunës. Anëtarët e  Këshillit amerikan të paqes gjatë këtij takimi kanë kundërshtuar politikat e luftës dhe ndërhyrjet e administratës amerikane në çështjet e brendshme të vendeve tjera dhe kanë theksuar për domosdoshmërinë e ndryshimit të këtyre politikave.