Kërkesa e Bashar Asad drejtuar popullit sirian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23188-kërkesa_e_bashar_asad_drejtuar_popullit_sirian
Presidenti sirian Bashar Asad, ka kërkuar nga populli sirian që të jetë përkrah ushtrisë së këtij vendi deri në çrrënjosjen e plotë të terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2016 04:35 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Bashar Asad drejtuar popullit sirian

Presidenti sirian Bashar Asad, ka kërkuar nga populli sirian që të jetë përkrah ushtrisë së këtij vendi deri në çrrënjosjen e plotë të terrorizmit.

Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, Bashar Asad, të enjten ka thënë: Ushtria siriane është e vendosur për çrrënjosjen e plotë të terrorizmit nga Siria. Ai ka shtuar: Pajtimi kombëtar është një rrugë e rëndësishme për dhënien fund të dhunës dhe për kthimin e stabilitetit dhe sigurisë për popullin sirian. Presidenti sirian ka kërkuar nga të gjithë ata që në duar kanë armë dhe luftojnë kundër interesave të Sirisë, t’i dorëzojnë armët dhe të kontribuojnë në arritjen e paqes në Siri.