Reagimi i dijetarëve bahrejnas ndaj shkeljes së lirive fetare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23266-reagimi_i_dijetarëve_bahrejnas_ndaj_shkeljes_së_lirive_fetare
Dijetarët bahrejnas kanë theksuar mbi vazhdimin e kryerjes së ceremonive dhe riteve fetare shiite në Bahrejn.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2016 03:59 Europe/Tirane
  • Reagimi i dijetarëve bahrejnas ndaj shkeljes së lirive fetare

Dijetarët bahrejnas kanë theksuar mbi vazhdimin e kryerjes së ceremonive dhe riteve fetare shiite në Bahrejn.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar burime nga kanali televiziv libanez Al Menar, dijetarët bahrejnas i kanë konsideruar autoritetet e regjimit Al Khalifa se përmes moslejimit të organizimit të ceremonive dhe riteve fetare të besimtarëve shiitë bahrejnes, po shkelin lirinë e praktikimit të fesë dhe në një deklaratë kanë theksuar se ky lloj i veprimit është në kundërshtim me ligjet islame dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Dijetarët bahrejnas po ashtu i kanë bërë thirrje popullit bahrjenas që të tubohen para shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, klerik i lartë shiit në Bahrejn. Autoritetet e Manamas përsëri nuk kanë lejuar organizimin e ceremonisë së faljes së namazit të xhumasë nga besimtarët shiitë. Forcat bahrejnase nuk kanë lejuar imamin e namazit të xhumasë në rajonin Al Deraz në Manama Shejkh Mohamed Zakur, të drejtoj namazin e xhumasë dhe për këtë arsye nuk është falur namazi i xhumasë në këtë rajon. Për shkak të pengimit të faljes së namazit të xhumasë nga autoritetet bahrejnasë, të premten qindra qytetarë bahrejnas janë tubuar për të protestuar ndaj arrestimit të dijetarëve fetarë.