Vritet Abute Al Azevi, dhëndëri i Abu Bakr Al Bagdadi
Shtabi i përbashkët i operacioneve irakiane kanë njoftuar për vrasjen e Abute Al Azevi, dhëndër i Abu Bakr Al Bagdadit dhe përfaqësues special për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis grupeve terroriste ISIS dhe Al Kaeda.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në këtë informacion thuhet: Avionët irakianë gjatë një operacioni të shpejtë kanë sulmuar bazën ku po qëndronin krerë të grupit terrorist ISIS në qytetin kufitar Al Kaem që gjendet midis Irakut dhe Sirisë dhe si rezultat ka mbetur i vrarë Abute Al Azevi dhe dhjetëra pjesëtarë tjerë të ISIS. Abute Al Azevi ishte i obliguar që të bashkëpunonte me Al Kaedan dhe Frontin Al Nusra, për të kryer përgatitjet për zgjedhjen e Al Bagdadit lider të terroristëve në Irak dhe Siri.