Vazhdojnë negociatat e Jemenit në Kuvajt
(last modified Sat, 30 Jul 2016 18:20:52 GMT )
Korrik 30, 2016 20:20 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë negociatat e Jemenit në Kuvajt

Negociatat në lidhje me krizën në Jemen që po zhvillohen në Jemen, do të vazhdojnë edhe për një javë.

Agjencia e lajmeve IRNA bën ët ditur se,  delegacioni i Riadit (delegacioni i Abdurabe Mansur Hadit, kryetarit të dorëhequr të Jemenit), ka rënë dakord për vazhdimin njëjavor të negociatave në Kuvajt për paqen në Jemen. Më herët, Delegacioni i Mansur Hadit, ish-presidentit jemenas, në reagim ndaj formimit të Këshillit  të Lartë Politik mes Ansarullah dhe Partisë Kongresi Kombëtar, është tërhequr nga negociatat e Kuvajtit për paqe në Jemen. Abdulaziz Xhabari, zv/kryetar i delegacionit të Riadit në negociatat e Kuvajtit, të premten deklaroi se ky delegacion të dielën në mëngjes do të largohet nga Kuvajti dhe takimet e negociatave nuk do të vazhdohen. Xhabari në takim me Ismail Valed Shejkh Ahmed, përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Jemenit, pretendoi se ky veprim i lëvizjes Ansarullah, i Partisë Kongresi Kombëtar dhe i aleateve të tyre për formimin e Këshillit të Lartë Politik konsiderohet një grusht shtet kundër legjitimitetit ndërkombëtar.