Prapaskena e Mahmud Abas me kreun e grupi terrorist MEK
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23542-prapaskena_e_mahmud_abas_me_kreun_e_grupi_terrorist_mek
Politikanët dhe analistët palestinezë kanë dënuar takimin e fundit të Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom Palestinez, me kreun e grupit terrorist Monafekin (MEK) dhe kanë theksuar se Mahmud Abas duke tradhtuar frontit e rezistencës kundër regjimit sionist, synon vetëm të tërheqë vëmendjen e Arabisë Saudite dhe të qëndrojë disa ditë më tepër në pushtet.
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Gusht 01, 2016 14:47 Europe/Tirane
  • Prapaskena e Mahmud Abas me kreun e grupi terrorist MEK

Politikanët dhe analistët palestinezë kanë dënuar takimin e fundit të Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom Palestinez, me kreun e grupit terrorist Monafekin (MEK) dhe kanë theksuar se Mahmud Abas duke tradhtuar frontit e rezistencës kundër regjimit sionist, synon vetëm të tërheqë vëmendjen e Arabisë Saudite dhe të qëndrojë disa ditë më tepër në pushtet.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se takimi i Mahmud Abas, kryetarit të AAP-s, me Marjam Raxhavi, liderën e grupit terrorist Monafekin që u zhvillua në Paris, u përballë me një valë të gjerë të qortimeve dhe kritikave të politikanëve dhe analistëve palestinezë. Kryetari i AAP i cili gjithnjë ka tradhtuar idealet e popullit palestinez, të shtunën në mbrëmje ka zhvilluar një takim me kreun e grupit terrorist Monafekin (MEK) në Paris. Sipas burimeve palestineze, Mahmud Abas kryetari i AAP, në këto rrethana kohore synon të krijojë mosmarrëveshje me Iranin dhe duke tërhequr vëmendjen e Arabisë Saudite, të qëndrojë edhe disa ditë në pushtet, sidomos pasi raportet sioniste flasin rreth përfundimit të periudhës së politike të Mahmud Abas. Mediat izraelite kohëve të fundit kanë dhënë edhe propozime për zëvendësimin e Mahmud Abas dhe kjo çështje është bërë shkak që kreu i AAP të insistojë më shumë për tu afruar me regjimin Al Saud për të mbetur më gjatë në pushtet. Pas reagimit të Husein Shejkhul-Islam, këshilltari i ministrit të punëve të jashtme të Iranit, ndaj takimit të Mahmud Abas me kreun e grupit terrorist Monafekin (MEK), anëtarët e komitetit qendror të lëvizjve Fatah kanë kërkuar organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme të këtij komiteti. Shejkhul-Islam deklaroi se Mahmud Abas duke marrë parasysh qasjen dhe të kaluarën e tij politike që ka treguar, shumë mirë ka vërtetuar se është një kukull e Amerikës sepse bashkëpunimi i tij me Uashingtonin dëshmohet edhe sipas dokumenteve të zbuluara në ambasadën e Amerikës në Teheran pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Sipas këtyre dokumenteve është bërë e qartë që ai është bashkëpunëtor i CIA-s. Një prej liderëve të lëvizjes Fatah në lidhje me takimin e Mahmud Abas me liderën e grupit terrorist Monafekin (MEK) ka deklaruar për agjencinë Fars të lajmeve: Jemi të habitur me këtë veprim të Mahmud Abas. Ai ka qenë dashur që pas vizitës së tij jashtë Palestinës të raportojë në komitetin qendror të Fatah në lidhje me arsye e takimit të tij me Raxhavi. Ky anëtar i lartë i Fatah i cili dëshiroi të mbetet anonim shtoi: "Takimi në fjalë nuk ka qenë fare në interes të çështjes së Palestinës dhe është në kundërshtim me parimet tona në lëvizjen Fatah, sepse ne kundërshtojmë ashpër ndërhyrjen në çështjet e brendshme të vendeve të tjera. Mahmud Abas ka dënuar grusht shtetasit në Turqi, prandaj nuk mund të pranohet se ai të përkrahë grusht shtetasit kundër Iranit". Khalil Al-Laham, anëtar i AAP dhe përfaqësues të tjerë të këtij grupi kanë marrë pjesë në takimin vjetor të fundit të grupit terrorist Monafekin të zhvilluar në Paris. Ky funksionar i Fatah ka thënë se komiteti qendror i lëvizjes Fatah nuk ka qenë i informuar për pjesëmarrjen e Khalil Al-Laham dhe përfaqësuesve të tjerë të këtij grupi në takimin vjetor të grupit Monafekin në Parisë. Ai ka shtuar: "Edhe si shumë funksionarë të tjerë të lëvizjes Fatah këtë lajm e kamë dëgjuar nëpërmjet mediave dhe dërgimi i këtij grupi në Paris tregon mendjelehtësinë dhe pamaturinë e atyre që kanë dërguar këtë grup në Paris. Nën hijen e gjendjes shumë të keqe në Palestinë dhe në kohën kur regjimi sionist vazhdimisht synon të nga godasë neve, në asnjë mënyrë nuk duhet të krijojmë armiqësi me një vend mysliman për shkak të tërheqjes së vëmendjes së një vendi tjetër mysliman". Talal Abu Dharifa, anëtar i zyrës politike të Frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinës, gjithashtu në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars, ka kundërshtuar ashpër çfarëdo lloj mosmarrëveshje rajonale e cila dëmton pozitën e çështjes së Palestinës si prioritet i botës islame. Abu Dharifa ka thënë: "Populli i Palestinës është fazën e çlirimit kombëtar dhe ka nevojë për përkrahjen e të gjitha vendeve islame, sidomos kur bëhet fjalë për një vend si Republika Islamike e Iranit e cila ka rol aktiv dhe pozitiv në përkrahjen ndaj rezistencës palestineze". Ky politikan palestinez gjithashtu ka dënuar takimin e Mahmud Abas me Marjam Raxhavi duke e cilësuar atë në dëm të çështjes së Palestinës. Ai ka theksuar: "Ne para kësaj kemi ndjekur qëndrime të tilla në favor të një palës dhe në dëm të një pale tjetër që si pasojë jemi detyruar të paguajmë çmim të lartë". Ai duke kritikuar politikat arbitrare të AAP në procesin e vendimmarrjes, u shpreh optimist se grupet palestinez t'i qëndrojnë besimit parimit të konsensusit kombëtar dhe t'i shmangen hyrjes në ndonjë mosmarrëveshje mes vendeve të tjera. Hasan Abdu, shkrimtar dhe analist politik i Palestinës, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars, deklaroi: "Mahmud Abas në të kaluarën ka theksuar në mosndëryherje në çështjet mes vendeve të tjera dhe përveç kësaj ka qortuar disa herë Rezistencën Islamike Palestineze (Hamasit) duke akuzuar atë për ndërhyrje në çështjet e rajonit. Kjo është në kohën kur Mahmud Abas në rrethanat aktuale me ndërhyrjen që po bënë në çështjet e rajonit në dëm të Palestinës, po vepron përkundër të kaluarës së tij". Ai pasi shprehu çudi nga ndryshimi i plotë i qëndrimeve të Mahmud Abas ndaj Iranit, deklaroi: "Kryetari i AAP në gusht të vitit të kaluar do të thotë gati një vit më parë, Ahmed Moxhadilani, anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, e ka caktuar përgjegjës për marrëdhëniet me Iranit dhe Moxhadilani gjatë vizitës në Irak ka theksuar për përkushtimin e liderëve të kësaj organizate për forcimin e marrëdhënieve me Iranit, mirëpo çfarë ndodhi që çdo gjë të ndryshojë kaq papritur". Abdu theksoi se takimi i fundit i Mahmud Abas me Marjam Raxhavi do të thotë shpalljen e koalicionit të Arabisë Saudite me AAP kundër Iranit dhe kjo është një çështje e gabuar dhe e papranueshme. Ndërkohë Valid Al-Katati, shkrimtar dhe analist politik i Palestinës, gjithashtu në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars, shtori këtë pyetje se çfarë dobie fitoi nga ky takim populli, rezistenca dhe vet çështja e Palestinës. Politika e jashtme e AAP është e bazuar në parime të cilat janë të pakuptueshme ashtu edhe shumë deklarata dhe veprimeve të tjera të funksionarëve të AAP apo ndoshta edhe kjo çështje është pjesë e sekreteve kombëtare të Palestinës për të cilat nuk është i informuar askush tjetër përveç kreut të AAP?!!