Reagimet ndaj shtimit të presioneve të regjimit Al Khalifa në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23560-reagimet_ndaj_shtimit_të_presioneve_të_regjimit_al_khalifa_në_bahrejn
Grupet kundërshtare në Bahrejn kanë dënuar regjimin Al Khalifa për shkak të krimeve dhe torturave që kryen ndaj të burgosurve. Ministria e brendshme e Bahrejnit njoftoi vdekjen e Hasan Haiki, i cili ishte i burgosur në burgjet e regjimit Al Khalifa.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 01, 2016 19:50 Europe/Tirane
  • Reagimet ndaj shtimit të presioneve të regjimit Al Khalifa në Bahrejn

Grupet kundërshtare në Bahrejn kanë dënuar regjimin Al Khalifa për shkak të krimeve dhe torturave që kryen ndaj të burgosurve. Ministria e brendshme e Bahrejnit njoftoi vdekjen e Hasan Haiki, i cili ishte i burgosur në burgjet e regjimit Al Khalifa.

Lëvizja Vafak e Bahrejnit dënoi vrasjen e të burgosurit Hasan Haiki i cili është torturuar për një muaj e gjysmë. Lëvizja në fjalë tha se regjimi Al Khalifa dhe mbështetësit e tij si Amerika dhe Anglia të cilët mbështesin pushtetin nga aspekti politik dhe i sigurimit, janë përgjegjës për vrasjen e këtij të burgosuri. Sa i përket pengesave që ka krijuar regjimi Al Khalifa ndaj reporterëve të OKB për të vizituar burgjet e Bahrejnit, lëvizja Vafa tha se këto pengesave janë krijuar për mbuluar krimet që regjimi kryen ndaj popullit. Edhe lëvizja revolucionare 14 Shkurti ka dënuar vrasjen e të burgosurit Haiki dhe shprehu keqardhjen për vrasjen e këtij revolucionuari pas torturimit që atij i ka bërë regjimi Al Khalifa. Po ashtu, Populli bahrjenas me organizimin e protestave masive, ka dënuar veprimet shtypëse të regjimit Al Khalifa kundër shiitëve në këtë vend. Mijëra protestues bahrejnas, të janë tubuar në qytetin Al Deraz, për të protestuar kundër veprimeve të regjimit Al Khalifa i cili ka shtuar shtypjet kundër popullsisë shiite në Bahrejn. Ditë më parë, forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa kanë arrestuar Said Al Asfur, klerik fetar në Bahrejn dhe Abdul Xhabar Al Derazi, dijetar fetar. Këta dy persona janë arrestuar në rajonin Al Deraz të Manamas, kryeqytet i Bahrejnit. Para disa ditësh regjimi Al Khalifa arrestoi Mohamed Al Sankur, imam në rajonin Al Deraz, me arsyetimin se ai ka kritikuar regjimin Al Khalifa. Ndwrkaq dy ditw mw parw, Forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar kryetarin e Kuvendit Islamik të dijetarëve fetarë të Bahrejnit. Në vazhdën e përkrahjes së gjerë të qytetarëve bahrejnas ndaj Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur fetar të këtij vendi, forcat e regjimit Al Khalifa kanë bastisur shtëpinë e Sejed Maxhid Mash'al, kryetarit të Kuvendit Islamik të dijetarëve fetarë të Bahrejnit dhe kanë arrestuar atë. Sejed Maxhid Mash'al është një prej personaliteteve me ndikim të madh në Bahrejn, i cili kohë më parë në deklaratat e tij ka dënuar ashpër vendimin e regjimit Al Khalifa për heqjen e shtetësisë së Shejkh Isa Kasem. Populli bahrejnas më 14 shkurt 2011 ka filluar revolucionin kundër regjimit diktatorial Al Khalifa dhe ky revolucion vazhdon edhe më tej. Regjimi AL Khalifa i mbështetur edhe nga regjimi Al Saud vazhdon shtypjen e protestave të popullit bahrejnas, duke burgosur opozitarët dhe duke torturuar të burgosurit në mënyrë që të ndalojnë këtë revolucion.