Valë e re e arrestimit të opozitarëve në Bahrejn
Forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar kryetarin e Këshillit të shoqërisë Al Vafak dhe disa klerikë tjerë fetarë.
Sipas uebsajtit Meae Al Bahrejn, në vazhdën e shtypjes së protestuesve dhe presionit mbi popullin bahrejnas, zyrtarët e Bahrejnit të hënën kanë arrestuar Xhemil Kazem, kryetar i Këshillit të shoqërisë Al Vafak si dhe shtatë klerikë tjerë bahrejnas. Nga ana tjetër, aparati i sigurisë bahrejnase ka arrestuar edhe disa prindër të protestuesve të vrarë gjatë protestave në këtë vend. Forcat e regjimit Al Khalifa po ashtu kanë arrestuar një aktivist barhejnas me emrin Jaser Naser. Me këtë rast, prokuroria e përgjithshëm e Bahrejnit ka njoftuar se ndaj Maxhid Al Mashal, klerik shiit dhe kryetar i Këshillit të diejtarëve myslimanë në këtë vend, është shqiptuar masa e ndalimit për 15 ditë. Forcat e sigurisë bahrejnase mëngjesin e së shtunës, duke sulmuar shtëpinë e Al Mashal, klerik shiit, ka arrestuar atë pa e bërë të ditur akuzën ndaj tij. Populli bahrejnas më 14 shkurt 2011 ka filluar revolucionin kundër regjimit diktatorial Al Khalifa dhe ky revolucion vazhdon edhe më tej. Regjimi AL Khalifa i mbështetur edhe nga regjimi Al Saud vazhdon shtypjen e protestave të popullit bahrejnas, duke burgosur opozitarët dhe duke torturuar të burgosurit në mënyrë që të ndalojnë këtë revolucion.