Shpërthime terroriste në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23638-shpërthime_terroriste_në_siri
Terroristët e ISIS për të parandaluar avancimin e  forcave të partisë Demokratike Kurde të Sirisë në qytetin Menbaxh kanë kryer shpërthime me 5 autobomba.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2016 16:41 Europe/Tirane
  • Shpërthime terroriste në Siri

Terroristët e ISIS për të parandaluar avancimin e  forcave të partisë Demokratike Kurde të Sirisë në qytetin Menbaxh kanë kryer shpërthime me 5 autobomba.

Qyteti Menbaxh është pjesë e provincës Alepo të Siri dhe është një prej rrugëve kryesore që i lidh terroristët e ISIS me Turqinë. Si pasojë sulmeve të grupeve terroriste në provincën Alepo në Siri, kanë humbur jetën dhe janë plagosur disa persona. Sipas kanalit televiziv Al Alam, në sulmet me raketa nga terroristët në rajonet Al Hamdanie dhe Al Ramuse në qytetin Menbaxh në veri të Sirisë, pesë persona janë vrarë në mesin e të cilëve është një fëmijë dhe mbi `15 të tjerë janë plagosur. Po ashtu grupet terroriste kanë garantuar shkollën në provincën Alepo, duke plagosur katër civilë sirianë. Nga këto sulme të terroristëve janë shkaktuar dëme të shumta të pronave publike. Një informacion tjetër nga Siria bën të ditur se forcat ushtarake të ushtrisë siriane kanë arritur të rimarrin kontrollin e disa rajoneve përtej provincës Alepo. Ushtria siriane ditëve të fundit ka arritur të marr kontrollin e rrugës Kastilo dhe zonat përreth, duke ngushtuar dominimin e terroristëve ndaj rajoneve në provincën Alepo.