Delegacioni kombëtar i Jemenit kërkon zgjidhjen e krizës në vend
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23647-delegacioni_kombëtar_i_jemenit_kërkon_zgjidhjen_e_krizës_në_vend
Delegacioni kombëtar i Jemenit, që merr pjesë në negociatat e paqes në Kuvajt ka kërkuar zgjidhjen politike dhe gjithëpërfshirëse të krizës në Jemen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 02, 2016 21:12 Europe/Tirane
  • Delegacioni kombëtar i Jemenit kërkon zgjidhjen e krizës në vend

Delegacioni kombëtar i Jemenit, që merr pjesë në negociatat e paqes në Kuvajt ka kërkuar zgjidhjen politike dhe gjithëpërfshirëse të krizës në Jemen.

Delegacioni në fjalë i përbërë nga lëvizja Ansarullah dhe partia Kongresi Kombëtar në takim me ambasadorët e 18 vendeve mbështetëse të bisedimeve të paqes në Kuvajt, ka thënë se pas një viti sulmesh të egra nga ana e agresorëve, jemeni nuk mund të pranojë asnjë rrugëzgjidhje tjetër përveç asaj gjithëpërfshirëse dhe përveç kësaj është e nevojshme që të gjendet një rrugëzgjidhje e cila do tu japë fund sulmeve të armikut, do të heqë rrethimin e Jemenit dhe do të shtojë bashkëpunimin kombëtar. Delegacioni kombëtar tha se marrëveshja e arritur në Sana për krijimin e këshillit politik është përballur me sfida të brendshme dhe të jashtme dhe shtoi se kjo çështje nuk ndikon në vullnetin e  delegacionit kombëtar për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje gjithëpërfshirëse. Ky delegacion dhe një herë i ka kërkuar Bashkësisë Ndërkombëtare dhe OKB të përpiqen për tu dhënë fund vuajtjeve të kombit jemenas.