Ansarullah vlerëson pozicionin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ka vlerësuar pozicionin e Rusisë në KS të OKB në lidhje me kundërshtimin ndaj vazhdimit të krimeve të regjimit Al Saud në Jemen.
Sipas kanalit televiziv Al Masire, Mohamed Abdusalam, zëdhënës i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të enjten ka thënë se populli jemenas e vlerëson qëndrimin e Rusisë në KS të OKB në kundërshtim të vazhdimit të luftës dhe rrethimit në Jemen si dhe përkrah zgjidhjen politike të krizës në këtë vend. Ndërkaq, Golamali Khoshro, në një takim të KS të OKB kushtuar gjendjes së fëmijëve në zonën e luftës në Jemen ka thënë: Mos angazhimi i OKB rreth rezultatit të ekspertëve mbi krimet që koalicioni agresor ka kryer ndaj fëmijëve në Jemen, është tradhti ndaj të drejtave të fëmijëve. Vite më parë regjimi i Izraelit me gjithë krimet e tij të hapura ndaj fëmijëve në Gaza, nuk është vendosur në listën e zezë të OKB, ndërsa sivjet kjo çështje është përsëritur dhe koalicioni arab kundër Jemenit i kryesuar nga Arabia Saudite me gjithë se është përgjegjës për vrasjen e 875 fëmijëve në Jemen, nuk është vendosur në listën e zezë të shkelësve të të drejtave të fëmijëve. Përfaqësuesi i Iranit në OKB tha se nga sulmi i regjimit sionist kundër gazës në vitin 2014 kanë humbur jetën 540 fëmijë dhe plagosur 2955 prej të cilëve rreth 1 mijë fëmijë do të mbeten invalidë deri në fund të jetës së tyre.