Vazhdon arrestimi i klerikëve fetarë në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23956-vazhdon_arrestimi_i_klerikëve_fetarë_në_bahrejn
Regjimi Al Khalifa ka arrestuar një klerik tjetër fetar në Bahrejn.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 05, 2016 17:20 Europe/Tirane
  • Vazhdon arrestimi i klerikëve fetarë në Bahrejn

Regjimi Al Khalifa ka arrestuar një klerik tjetër fetar në Bahrejn.

Policia bahrejnase të enjten ka arrestuar Shejkh Mohamed Xhevad Al Sehabi, klerik i njohur shit në Bahrejn dhe arrestimi i tij është bërë në rajonin Al Deraz, në perëndim të Manamasë (kryeqytet i Bahrejnit). Po ashtu dy ditë më parë, forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa kanë arrestuar Said Al Asfur, klerik fetar në Bahrejn dhe Abdul Xhabar Al Derazi, dijetar fetar. Këta dy persona janë arrestuar në rajonin Al Deraz të Manamas, kryeqytet i Bahrejnit. Populli bahrejnas më 14 shkurt 2011 ka filluar revolucionin kundër regjimit diktatorial Al Khalifa dhe ky revolucion vazhdon edhe më tej. Regjimi AL Khalifa i mbështetur edhe nga regjimi Al Saud vazhdon shtypjen e protestave të popullit bahrejnas, duke burgosur opozitarët dhe duke torturuar të burgosurit në mënyrë që të ndalojnë këtë revolucion.