Atentat i dështuar ndaj ish-myftiut të lartë egjiptian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23968-atentat_i_dështuar_ndaj_ish_myftiut_të_lartë_egjiptian
Në afërsi të qytetit Giza në Egjipt ka ndodhur një përpjekje për atentat ndaj ish-myftiut të alrë të Egjiptit, Ali Gom’a.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2016 13:36 Europe/Tirane
  • Atentat i dështuar ndaj ish-myftiut të lartë egjiptian

Në afërsi të qytetit Giza në Egjipt ka ndodhur një përpjekje për atentat ndaj ish-myftiut të alrë të Egjiptit, Ali Gom’a.

Siç njofton agjencia e lajmeve Reuters, një grup i panjohur sulmuesish të armatosur ka hapur zjarr në momentin kur Gom’a ishte duke hyrë në xhami. Gjatë tentativës për atentat është plagosur lehtë njëri nga truprojat e tij, ndërsa sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në faqen zyrtare të ish-myftiut paralajmërohen detaje nga sulmi i sotëm. Ali Gomaa, 63 vjeç, detyrën e myftiut e ka kryer gjatë 10 viteve, në periudhën 2003-2013, ndërsa është i njohur si përkrahës i puçit të vitit 2013.