Vazhdojnë disfatat e terroristëve në Siri
Në sulmet e avionëve sirianë dhe rusë ndaj pozicioneve të terroristëve në periferi të Alepos, në veri të Sirisë, mbi 40 terroristë të ISIS janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Sipas kanalit televiziv Al Manar, ushtria siriane po ashtu në operacionet kundër terroristëve në periferinë jugperëndimore të Alepos posaçërisht në Tuman, ka goditur rëndë terroristët, duke vrarë dhjetëra prej tyre. Ushtarët sirianë po ashtu pas një serie operacionesh kundër terroristëve në rajonin Beni Zejd të Alepos, kanë arritur të marrin kontrollin e këtij rajoni. Të enjten në sulmet ajrore të ushtrisë siriane kundër pozicioneve të terroristëve ne veri të Idlibit, kanë vrarë mbi 80 terroristë dhe kanë shkatërruar 8 tanke të tyre. Me këtë rast, një grup terrorist i cili pretendon se po mban peng 5 pilotët e helikopterit të rrëzuar rusë, kushtëzojnë lirimin e tyre me terroristët e burgosur në Siri. Në sulmet më të reja të terroristëve në lagjen perëndimore të Alepos, tetë civilë sirianë u vranë dhe mbi 30 të tjerë u plagosën.