Zhvillimet politike dhe të sigurisë në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24031-zhvillimet_politike_dhe_të_sigurisë_në_irak
Kryeministri i Irakut ka shpallur të ndaluar largimin jashtë shtetit të kryetarit të parlamentit. Z. Hejdar Ebadi ka nxjerrë vendimin që ndalon largimin jashtë vendit të Salim Xhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 06, 2016 12:36 Europe/Tirane

Kryeministri i Irakut ka shpallur të ndaluar largimin jashtë shtetit të kryetarit të parlamentit. Z. Hejdar Ebadi ka nxjerrë vendimin që ndalon largimin jashtë vendit të Salim Xhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut.

Ky vendim u nxor menjëherë pas deklaratave të ministrit të mbrojtjes së Irakut z. Khaled Ubajdi i cili ka deklaruar se kryetari i parlamentit është implikuar në shitjen e jashtëligjshme të armëve. Deri në atë kohë kur hetimet të japin rezultat personat nënshkrues në kontratën e shitjes dhe blerjes së armatimeve nuk kanë të drejtë të largohen nga vendi ka deklaruar kryeministri irakian Ebadi. Kryeministri irakian, Hejdar Ebadi ka vendosur ndalesa udhëtimi për disa zyrtarë të parlamentit pas akuzave për korrupsion. Zyra e kryeministrit Ebadi ka bërë të ditur se ai ka urdhëruar ndalim të përkohshëm udhëtimi ndaj atyre që akuzohen me qëllim që të hetohet vlefshmëria e dyshimeve. Vendimi është marrë pasi ministri i mbrojtjes Khaled Ubajdi e akuzojë kryetarin e parlamentit, Salim Xhaburi dhe disa deputetë se janë të përfshirë në korrupsion dhe trysnitë për kryerjen e disa marrëveshjeve që janë në vlerë prej disa miliarda dollarë. Ubajdi është thirrur në parlament më 1 gusht për t’iu përgjigjur akuzave për korrupsion në ministrinë e tij. Omar Hakim, kryetari i kuvendit të dijetarëve islamik të Irakut dje ka zhvilluar një takim me Osame Al Naxhifi, kryetar i koalicionit “Motahedun” dhe gjatë këtij takimi e ka konsideruar të nevojshme pjesëmarrjen e forcave vullnetare në operacionet për çlirimin e Mosulit. Hakim ka kërkuar mbështetjen ndërkombëtare dhe rajonale për Irakun në luftën kundër ISIS dhe në çlirimin e plotë të territoreve irakiane. Grupi terrorist ISIS ka vrarë 12 persona në rajonin Huxhe në provincën Kirkuk, në veri të Irakut. ISIS këta persona i ka vrarë gjatë kohës sa ishin duke i larguar familjet e tyre nga Huxhe dhe janë penguar 3000 persona të tjerë për t’u larguar nga ky rajon. Sipas këtij raporti, personat e vrarë të enjten në mbrëmje ishin përpjekur për të larguar një numër të madh ët civilëve nga fshatrat Al Isalane, Al Kasir dhe Al Isijeh në Huxhe dhe rajonin Al Melateki në perëndim të provincës Kirkuk.  Ndërkaq, si pasojë e sulmeve të ditës së mërkurë të avionëve të ushtrisë irakiane ndaj pozicioneve të terroristëve të ISIS në Al Khalidie, në afërsi të qytetit Ramadi në Irak, është vrarë Zahi Al Zibani, komandant i ISIS si dhe 30 shoqërues të tij. forcat e ushtrisë dhe ato vullnetare në Irak gjatë operacioneve disa orëshe, kanë spastruar rrugën që lidhje dy qytetet Faluxha dhe Ramadi në provincën perëndimore Anbar. Nga ana tjetër, Husejn Kaidi, përfaqësues i zyrës së të burgosurve izedi në Irak, ka njoftuar se grupi terrorist ISIS po trajnon mbi 1200 fëmijë izedi të cilët mbahen të burgosur nëpër kampe të kontrolluara nga terroristët e këtij grupi në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë. Ai shtoi se mbi 400 mijë izedi kanë ikur nga rajonet e Senxhar dhe janë vendosur në disa kampe jo të përshtatshme për jetesë.