Parlamenti libanez nuk arrin të zgjedhë presidentin
Gusht 08, 2016 14:27 Europe/Tirane
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, edhe në takimin e 43 të parlamentit të Libanit, nuk është zgjedhur presidenti i këtij vendi.
Sipas këtij raporti, Nebi Berri, kryetar i parlamentit të Libanit, mbledhjen e radhës të parlamentit të Libanit për zgjedhjen e presidentit të vendit e ka caktuar për datë 7 shtator. Libani nga 25 maji i vitit 2014 e deri më tani , me shkuarjen e Mishel Sulejman nga presidenca, është pa president. Për zgjedhjen e presidentit të Libanit, në parlament duhet të jenë të pranishëm 2/3 e deputetëve (86 deputetë).
Tags