Shpërthim terrorist në perëndim të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24658-shpërthim_terrorist_në_perëndim_të_irakut
Nga një shpërthim terrorist në perëndim të Irakut, kanë humbur jetën 15 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 13, 2016 15:37 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në perëndim të Irakut

Nga një shpërthim terrorist në perëndim të Irakut, kanë humbur jetën 15 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, sot si pasojë e një shpërthimi terrorist në veri të Ramadit në perëndim të Irakut, të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe mësohet se të gjithë ishin pjesëtarë të forcave irakiane dhe fisnore. Në sulmin terrorist të ISIS ndaj selisë së shtabit të përbashkët të forcave të ushtrisë dhe policisë irakiane në rajonin Al Xhazire në Ramadit, po ashtu 12 pjesëtarë të forcave irakiane janë vrarë. Kjo është në kohën kur zyrtarët ushtarakë kanë zmbrapsur një sulm të katër terroristëve të cilin kishin si synim të kryenin operacione terroriste në qytetin Ramadit, ku mësohet se të katër terroristët janë arrestuar.