Reagimi i Ansarullah ndaj sabotimeve të Arabisë Saudite
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ka kritikuar Arabinë saudite për sabotimet që po i bënë ndaj delegacionit të Sanës.
Sipas kanalit televiziv jemenas Al Maserie, Mohamed Abdeselam, zëdhënës i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, sot (e shtunë) duke kritikuar sabotimet e Arabisë Saudite, ka thënë se zyrtarët sauditë përsëri kanë vazhduar ndalimin e fluturimeve për 72 orë dhe nuk i është dhënë leje delegacionit të Sanës në kthehet në Jemen. Nga ana tjetër, regjimi Al Saud ka vazhduar sulmet në Jemen dhe vrasjen e civilëve në këtë vend. Në sulmet e avionëve sauditë në rajonin 9, në provincën Sana, katër jemenas në mesin e tyre dy fëmijë janë vrarë,. Avionët sauditë po ashtu kanë bombarduar një bazë në rajonin Al Sofree në provincën Sade të Jemenit. Në rajonin kufitar Xhizan, avionët sauditë kanë sulmuar zonat e banimit duke lënë të vrarë e të plagosur dhjetëra persona.