Egjipti refuzon ashpër Turqinë, i gatshëm për vazhdimin e armiqësive
Egjipti ka refuzuar kushtet e qeverisë së Turqisë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas Pars Today, duke cituar burime nga uebsajti i gazetës Al Shark A Vasat, Same Shokri, ministër i punëve të jashtme të Egjiptit, duke mohuar deklaratat e Mevlut Cavushoglu, homologut të tij turk, ka thënë se Egjipti në asnjë mënyrë nuk pranon kushtet e parashtruara nga qeveria turke për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ministri i jashtëm i Turqisë ka thënë se, nëse Egjipti fillon të zbatojë reformat, qeveria e Turqisë është e gatshme t'a ndihmojë këtë vend. Në përgjigje të deklaratave të homologut të tij, Shokri ka thënë: Pavarësisht deklaratave të ministrit të jashtëm të Turqisë të cilat mund të shihen si shenjë pozitive për përmirësimin e marrëdhënieve me Egjiptin, por këto deklarata të z. Caushogllu janë të habitshme, sepse janë kontradiktore. Ministri i jashtëm i Egjiptit theksoi se përmirësimi i marrëdhënieve në nivel ndërkombëtar duhet të bazohet në parimin e respektit të ndërsjellë, ku në këtë mes duhet të kihet parasysh edhe parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve.