Presidenti irakian konfirmon dënimin me vdekje të sulmuesve të bazës Spyker
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24706-presidenti_irakian_konfirmon_dënimin_me_vdekje_të_sulmuesve_të_bazës_spyker
Presidenti irakian Fuad Masum ka konfirmuar dënimin me ekzekutim me vdekje të sulmuesve të bazës ajrore Spyker.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2016 13:18 Europe/Tirane
  • Presidenti irakian konfirmon dënimin me vdekje të sulmuesve të bazës Spyker

Presidenti irakian Fuad Masum ka konfirmuar dënimin me ekzekutim me vdekje të sulmuesve të bazës ajrore Spyker.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Fuad Masum, ka pranuar vendimin e gjykatës penale irakiane për ekzekutimin e sulmuesve të bazës ajrore Spyker në veri të Tikritit, të cilët në vitin 2014 vranë 700 të rinj irakianë. Në këtë deklaratë thuhet se presidenti irakian konfirmon vendimin e gjykatës penale irakiane dhe kërkon ekzekutimin e këtij vendimi për ekzekutimin me vdekje të personave që kryen këtë krim makabër kundër civilëve irakianë. Gjykata penale irakiane në Bagdad në muajin shkurt nxori vendimin për ekzekutimin e 40 personave që kanë kryer sulmet ndaj bazës Spyker. Nga ky sulm i vitit 2014 u vranë 700 të rinj irakianë.