Vazhdojnë trazirat në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i24790-vazhdojnë_trazirat_në_egjipt
Si pasojë e shpërthimit të një bombe në veri të Sinait, kanë humbur jetën të paktën tre ushtarë egjiptianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2016 14:05 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë trazirat në Egjipt

Si pasojë e shpërthimit të një bombe në veri të Sinait, kanë humbur jetën të paktën tre ushtarë egjiptianë.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve France Press nga Kajro, nga ky shpërthim kanë humbur jetën tre ushtarë egjiptianë dhe një person tjerë është plagosur. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim. Dje, nga një sulm me mortajë në qytetin Shejh Zuveid në veri të Sinait, u vranë dy civilë egjiptianë. Po ashtu në sulmet ajrore të ushtrisë egjiptiane në rajone të ndryshme të qytetit kufitar Rafah në provincën Sinai verior në Egjipt, të patën 28 persona të armatosur janë vrarë. Që nga koha e rrëzimit të Mohamed Mursit, ish presidentit të Egjiptit në vitin 2013, janë intensifikuar sulmet nga grupe të armatosura kundër ushtrisë dhe policisë egjiptiane.