Erikat: BE nuk përkrah sanksionet ndaj izraelit
Gusht 17, 2016 15:54 Europe/Tirane
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për çlirimin e Palestinës, kritikoi BE për mospërkrahjen e sanksioneve ndaj Izraelit.
Saeb Erikat, sekretar i përgjithshëm i OÇP deklaroi se palestinezët janë shumë të habitur nga fakti që përfaqësuesi i BE ka qenë i pranishëm në dy konferencat e fundit kundër lëvizjes botërore për bojkotimin e Izraelit. Përfaqësuesi i BE në Palestinë ka falënderuar regjimin e Izraelit për respektimin e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara, në një kohë që BE dhe shefja e politikës së jashtme të këtij unioni vazhdimisht kanë kritikuar krimet e Izraelit në Palestinë dhe ndërtimin e kolonive të reja çifute në territoret e pushtuara palestineze.
Tags