Protesta në Bagdad
Gusht 19, 2016 15:41 Europe/Tirane
Qytetarët irakianë manifestuan sot, duke përkrahur reformat politike dhe luftën kundër korrupsionit në Irak.
Qindra protestues irakianë u tubuan sot në sheshin Tahrir të Bagdadit, duke kërkuar vazhdimin e reformave dhe ndjekjen penale të funksionarëve që kanë dosje të korrupsionit dhe dënimin e tyre. Forcat e sigurisë së Irakut kishin marrë masa të rrepta sigurie dhe arritën të kontrollojnë manifestimin paqësor të qytetarëve të Bagdadit. Që prej një viti Bagdadi ka qenë arenë e protestave të gjera, kryesisht gjatë ditë së premte dhe qytetarët vazhdimisht kanë kërkuar luftën kundër korrupsionit dhe dënimin e pushtetarëve të korruptuar.
Tags