Regjimi i Bahrejnit vazhdon terrorin ndaj popullit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i25378-regjimi_i_bahrejnit_vazhdon_terrorin_ndaj_popullit
Forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa edhe njëherë sulmuan banesën e liderit të besimtarëve shiit në rajonin Al Deraz.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 20, 2016 20:55 Europe/Tirane
  • Regjimi i Bahrejnit vazhdon terrorin ndaj popullit

Forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa edhe njëherë sulmuan banesën e liderit të besimtarëve shiit në rajonin Al Deraz.

Dhjetëra makina ushtarake dhe të forcave të policisë së regjimit Al Khalifa u dislokuan përreth banesës së Shejkh Isa Kasem, duke terrorizuar banorët dhe duke arrestuar disa nga ata që protestuan ndaj dhunës së këtij regjimi. Ndërkohë, Shejkh Meisam Selman, një nga drejtuesit e organizatës së të drejtave të njeriut në Bahrejn, theksoi se politika e represionit nuk do të ketë asnjë dobi për regjimin e dinastisë Al Khalifa dhe shtoi se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës në Bahrejn është dialogu kombëtar dhe respektimi i të drejtave të njeriut.