Krim i ri i Arabisë Saudite në Jemen
(last modified Sun, 21 Aug 2016 18:14:52 GMT )
Gusht 21, 2016 20:14 Europe/Tirane
  • Krim i ri i Arabisë Saudite në Jemen

Avionët e Arabisë Saudite kanë kryer një krim të ri kundër popullit jemenas duke bombarduar protestuesit në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Banorët e Sanas ishin tubuar në sheshin Al Sabin për të shprehur përkrahjen e tyre për formimin e Këshillit të lartë politik të Jemenit kur avionët agresorë sauditë hapën zjarr ndaj manifestuesve duke vrarë tre prej tyre e duke plagosur dhjetëra të tjerë. Në një lajm tjetër, agjencia informative shtetërore e lajmeve në Jemen, njoftoi se Arabia Saudite ka bombarduar zonën 9 të Sanas kryeqytet i Jemenit me armë kimike gjë e cila ka krijuar probleme të shumta në frymëmarrje për banorët e kësaj zone. Duket se Arabia Saudite ka marrë në posedim armë të reja me përbërje kimike, pasi lloji i këtyre armëve ndryshon shumë me armët e përdorura më herët gjatë bombardimeve të kryera kundër civilëve në Jemen. Nga ana tjetër, mësohet se në bazë të marrëveshjes së arritur gjatë bisedimeve të paqes në Kuvajt, sot janë shkëmbyer 15 robër të lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe 15 mercenarë sauditë që ishin zënë robër nga forcat jemenase.

 

Tags