Studentët egjiptianë sulmojnë ashpër ministrin e jashtëm të Egjiptit
Gusht 22, 2016 15:26 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm egjiptian thotë se vrasja e fëmijëve palestinezë nga ushtarët izraelitë nuk është terrorizëm.
Same Shokri në një takim me studentët egjiptianë, deklaroi se derisa të mos formulohet një koncept ndërkombëtar mbi terrorizmin, nuk mund ta quajmë terrorizëm vrasjen e fëmijëve palestinezë nga izraelitët. Kjo deklaratë e tij shkaktoi habi dhe protesta në radhët e studentëve të pranishëm në këtë takim dhe hodhën parulla si dhe sende të ndryshme drejt shefit të diplomacisë egjiptiane. Deri tani Ministria e jashtme egjiptiane nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Same Shokri dhe as ndaj incidenteve të ndodhura gjatë takimit të tij me studentët egjiptianë.
Tags