Muri racist i regjimit Al Khalifa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i25954-muri_racist_i_regjimit_al_khalifa
Regjimi monarkist i Bahrejnit që prej 66 ditësh ka rrethuar plotësisht rajonin Deraz në afërsi të kryeqytetit Manama dhe ka ndërtuar një mur racist përreth këtij rajoni, duke paralizuar jetën e banorëve të Al Deraz.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 27, 2016 20:45 Europe/Tirane
  • Muri racist i regjimit Al Khalifa

Regjimi monarkist i Bahrejnit që prej 66 ditësh ka rrethuar plotësisht rajonin Deraz në afërsi të kryeqytetit Manama dhe ka ndërtuar një mur racist përreth këtij rajoni, duke paralizuar jetën e banorëve të Al Deraz.

Në rajonin Al Deraz ndodhet edhe banesa e Ajetollah Shejkh Isa Kasem, lideri i myslimanëve shiitë të Bahrejnit dhe banorët e këtij rajoni vazhdimisht tubohen përreth banesës së këtij lideri fetar, për ta mbrojtur atë nga forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa. Organizata e të drejtave të njeriut në Bahrejn thekson se regjimi Al Khalifa ka izoluar plotësisht banorët e rajonit Deraz për shkak të tubimit të tyre paqësor rreth banesës së Isa Kasem.