Ndërrojeni ambasadorin në Bagdad!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i26026-ndërrojeni_ambasadorin_në_bagdad!
Ministria e jashtme e Irakut dërgoi një kërkesë zyrtare në Arabinë Saudite, ku kërkohet ndërrimi i ambasadorit saudit në Bagdad.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2016 16:41 Europe/Tirane
  • Ndërrojeni ambasadorin në Bagdad!

Ministria e jashtme e Irakut dërgoi një kërkesë zyrtare në Arabinë Saudite, ku kërkohet ndërrimi i ambasadorit saudit në Bagdad.

Në këtë kërkesë, Ministria e jashtme irakiane i kërkon Riadit që sa më shpejt të zëvendësojë Samer Al Sobhan, ambasadorin aktual saudit në Bagdad, të cilin e akuzon për ndërhyrje të shpeshta në punët e brendshme të Irakut. “Veprimet e Al Sobhan janë ndërhryje flagrante në punët e brendshme të Irakut dhe të tilla veprime janë të papranueshme për qeverinë dhe popullin irakian”, thuhet në letrën e Ministrisë së jashtme irakiane. Ministria e jashtme e Irakut ankohet se veprimet dhe deklaratat e ambasadorit aktual saudit kanë shkaktuar irritime dhe reagime të popullit irakian dhe të funksionarëve të Irakut, prandaj është i domosdoshëm zëvendësimi i këtij ambasadori me një person tjetër.