Amnesty International reagon ndaj heqjes së shtetësisë së Isa Kasem
Organizata Amnesty International ka reaguar ndaj heqjes së shtetësisë së Isa Kasem liderit të shiitëve të Bahrejnit, duke e quajtur të dhunshëm këtë veprim të regjimit Al Khalifa.
Kjo organizatë me anë të një deklarate dënoi vendimin e regjimit Al Khalifa për heqjen e shtetësisë së sheik Isa Kasem klerikut më të madh të myslimanëve shiitë në Bahrejn. Organizata AI gjithashtu ka dënuar sulmet e Al Khalifa ndaj opozitarëve dhe kundërshtarëve të shtetit dhe ndëshkimin e 60 dijetarëve fetarë për shkak të pjesëmarrjes së tyre në tubimet e organizuara në rajonin Deraz ku ndodhet edhe shtëpia e klerikut të njohur shiit, Isa Kasem. Në deklaratën e lëshuar nga AI thuhet: Heqja e shtetësisë së Ajetollah Isa Kasem është veprim i dhunshëm. Atij nuk i është dhënë mundësia që çështjen ta ndjekë nëpërmjet gjykatës dhe sistemit juridik dhe për këtë AI ka dënuar veprimet e regjimit Al Khalifa. Përveç kësaj organizata AI ka kërkuar t’i jepet fundit dënimit me 15 vite të Nabil Rexhep kreut të qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn. Sot në Bahrejn do të rinisë procesi gjyqësor i Nabil Rexhep. Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn akuzohet për kritika ndaj regjimit Al Khalifa. Kjo qendër ka kritikuar regjimin në fjalë për shkak se ka marrë pjesë në agresionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit. Ndërkohë qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn, disa herë prej regjimit Al Khalifa ka kërkuar lirimin e kryetarit të saj. Kësaj kërkese regjimi Al Khalifa i është përgjigjur duke ndaluar të afërmit dhe miqtë e Nabil Rexhep që të largohen nga vendi.