4 mijë aktivistë politikë arrestohen në Bahrejn
Nabil Rexhep aktivist i të drejtave të njeriut në një letër drejtuar gazetës amerikane Nju Jork Times thotë se 4 mijë aktivistë politikë janë arrestuar në Bahrejn.
Në letrën e aktivistit Rexhep thuhet se Bahrejni me rreth 4 mijë të burgosur politik, konsiderohet vendi me numrin më të madh të të burgosurve politikë në rajonin e Lindjes së Mesme. Bahrejnasit të cilët kërkojnë liri dhe demokraci, përballen me tortura, burgosje dhe vdekje. Nabil Rexhep është dënuar nga regjimi Al Khalifa me 15 vjet heqje lirie. Ai në këtë letër ka kërkuar që regjimi Al Khalifa të sanksionohet nga armatime për shkak të shkeljes së dhunshme të protestave paqësore të vitit 2011. Barak Obama në vend që t’i shesë armë aleancës së kryesuar nga Arabia Saudite duhet t’i japë fund luftërave dhe sidomos asaj në Jemen, thuhet në letrën e Nabil Rexhep.