Grat jemenase të gatshme për të luftuar kundër agresorëve sauditë
Grat jemenase kanë organizuar protesta dhe kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për ta mbështetur vendit e tyre përballë armikut agresor saudit.
Kanali informativ Al Alam njoftoi se grat jemenase nga rajone të ndryshme të Jemenit janë mbledhur në një protestë në Sana, kryeqytetin e këtij vendi dhe kanë deklaruar përkrahjen e tyre ndaj ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit. Grat jemenase në këtë protestë kanë deklaruar gjithashtu vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për t'i dalë në mbrojtje vendit të tyre përballë sulmeve dhe krimeve të agresorëve sauditë dhe mercenarëve të regjimit Al Saud. Grat jemenase në këtë protestë duke mbajtur armë në duar, kanë theksuar se me të gjitha mundësitë që kanë, do të luftojnë në mbrojtje të vendit të tyre kundër agresorëve. Protesta e grave jemenase në përkrahje të forcave të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore, tregon rolin e rëndësishëm dhe esencial të grave jemenase në luftën kundër agresorëve sauditë dhe mercenarëve të regjimit Al Saud.