Ikën ambasadori saudit nga Bagdadit, kush është zëvendësuesi i Subhan?
Shtator 07, 2016 14:06 Europe/Tirane
Pas kërkesës ministrisë së jashtme të Irakut, Thamer Subhan ambasadori i Arabisë Saudite në Bagdad është larguar drejt Riadit.
Ministria e jashtme e Irakut më 28 gusht kërkoi nga Riadi që të tërheqë ambasadorin e saj dhe ta ndryshojë atë me një ambasador tjetër. Ambasadori i Arabisë Saudite në Bagdad, akuzohet për ndërhyrje në punët e brendshme të Irakut dhe për deklarata tendencioze. Në disa lajme thuhet se Abdul'aziz Bin Khaled Shameri do të jetë zëvendësuesi i ambasadorit Thamer Subhan në Bagdad të Irakut.
Tags