Ulematë e botës islame kritikojnë politikat e Arabisë Saudite për haxhin
(last modified Thu, 08 Sep 2016 08:12:07 GMT )
Shtator 08, 2016 10:12 Europe/Tirane
  • Ulematë e botës islame kritikojnë politikat e Arabisë Saudite për haxhin

Ulematë, dijetarët fetarë dhe personalitetet politike të botës islame, kanë kritikuar Arabinë Saudite për shkak të politikave të saj rreth ceremonisë së Haxhit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, ulematë dhe dijetarët fetarë anembanë botës islame, kanë kritikuar Arabinë Saudite për pengimin e pelegrinëve të disa vendeve për kryerjen e ceremonisë së Haxhit këtë vit dhe kanë kërkuar që administrimi i ceremonisë së Haxhit të bëhet në formë të përbashkët nga përfaqësuesit e vendeve të botës islame. Në Siri Muhamed Abdul’setar Said ministër i vakëfeve ka deklaruar se sistemi politik i Arabisë Saudite për të pestin vit radhazi ka ndalur myslimanët sirianë që të kryejnë ceremoninë e Haxhit. Ai tha se pushtetarët sauditë, vendet e shenjta dhe fetare i përdorin si mjet për realizimin e qëllimeve të tyre politike dhe zbatimin e politikave të tyre takfiriste. Ndërsa në Irak Khaled Mula një prej dijetarëve më të njohur fetarë në këtë vend ka thënë se administrimi i ceremonisë së Haxhit duhet të jetë në duart e dijetarëve të botës islame. Më herët shumë shoqëri të ulemave fetarë në botën islame kanë dënuar regjimin Al Saud për shkak se ka penguar myslimanët që të kryejnë ceremoninë e Haxhit. Regjimi Al Saud për të dytin vit radhazi ka penguar myslimanët e Jemenit që të marrin pjesë në ceremoninë e Haxhit. Vitin e kaluar 464 pelegrinë iranianë kanë humbur jetën gjatë organizimit të ceremonisë së Haxhit për shkak të neglizhencës dhe pamundësisë së regjimit Al Saud për garantimin e sigurisë së hanxhinjve.

Tags