Shtohet bllokada kundër popullit të Jemenit
Zëdhënësi i lëvizje Ansarullah të Jemenit deklaroi se mijëra qytetarë jemenas nuk mund të hyjnë në vendin e tyre për shkak të bllokadës.
Kanali televiziv Al Menar njoftoi se Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah, duke folur rreth bllokadës tokësore, detare dhe ajrore të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër vendit të tij, deklaroi se veprimet e armiqve nuk do ta ndalojnë popullin e Jemenit që ta shfrytëzojë të drejtën legjitime të tij për ta mbrojtur vendin, sovranitetin dhe pavarësinë. Abdusalam tha se regjimi agresor Al Saud është përgjegjës për pasojat e krimeve dhe sulmeve të papara dhe të shumta në Jemen, ndërsa Bashkësia Ndërkombëtar është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për vazhdimin e problemeve të popullit jemenas. Zëdhënësi i Ansarullah në vazhdim gjithashtu kërkoi ndalimin e sulmeve kundër popullit të Jemenit dhe heqjen e pengesave për qytetarët jemenas që të hyjnë dhe të dalin nga vendi. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.