Shpërthim terrorist në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27259-shpërthim_terrorist_në_bagdad
Në një shpërthim terrorist që ndodhi sot në lagjen Al Bijah në jug të Bagdadit, dy persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2016 15:14 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në Bagdad

Në një shpërthim terrorist që ndodhi sot në lagjen Al Bijah në jug të Bagdadit, dy persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë.

Burimet spitalore irakiane bënë të ditur se numri i viktimave të këtij shpërthimi pritet të rritet. Një tjetër bombë shpërtheu në një qendër tregtare në jugperëndim të Bagdadit ku si pasojë 2 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën. Nga ana tjetër, Amar Al Kabisi, komandant i policisë kufitare në provincën Anbar, bëri të ditur se forcat e policisë irakiane kanë zbuluar 10 raketa me të cilat terroristët e ISIS synonin të godisnin bazën e forcave të ushtrisë irakiane në qytetin Al Rotbeh në perëndim të kësaj province.