Qarqet politike dhe fetare të Tunizisë dënojnë veprimin e Arabisë Saudite
(last modified Fri, 09 Sep 2016 17:56:19 GMT )
Shtator 09, 2016 19:56 Europe/Tirane
  • Qarqet politike dhe fetare të Tunizisë dënojnë veprimin e Arabisë Saudite

Qarqet politike dhe fetare të Tunizisë dënuan veprimin e Arabisë Saudite për të penguar kryerjen e Haxhit për besimtarët iranianë, sirianë dhe jemenas.

Xhame Al Kasemi, shkrimtar dhe analist politik tunizian deklaroi se privimi i besimtarëve muslimanë nga kryerja e ritualit të Haxhit do të ketë pasoja të rënda në rajon. ''Ky është një veprim i papranueshëm, sepse vendet e shenjta u përkasin të gjithë muslimanëve''-shtoi Al Kasemi. Sheikh Afif Al Zababti, nëndrejtor i universitetit Al Zejtune në Tunizi deklaroi se të gjithë vëllezërit muslimanë duhet të ndjekin rrugën e dialogut dhe këshillimit për zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Xhilan Al Hemami, një nga figurat kryesore të forcave opozitare në Tunizi deklaroi se regjimi Al Saud me gabimet e rënda që ka bërë në menaxhimin e Haxhit nuk e meriton të kujdeset për vendet e shenjta dhe në menaxhimin e Haxhit duhet të marrin pjesë të gjitha vendet islamike.

 

Tags