Qarqet politike dhe fetare të Tunizisë dënojnë veprimin e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27262-qarqet_politike_dhe_fetare_të_tunizisë_dënojnë_veprimin_e_arabisë_saudite
Qarqet politike dhe fetare të Tunizisë dënuan veprimin e Arabisë Saudite për të penguar kryerjen e Haxhit për besimtarët iranianë, sirianë dhe jemenas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 09, 2016 15:26 Europe/Tirane
  • Qarqet politike dhe fetare të Tunizisë dënojnë veprimin e Arabisë Saudite

Qarqet politike dhe fetare të Tunizisë dënuan veprimin e Arabisë Saudite për të penguar kryerjen e Haxhit për besimtarët iranianë, sirianë dhe jemenas.

Xhame Al Kasemi, shkrimtar dhe analist politik tunizian deklaroi se privimi i besimtarëve muslimanë nga kryerja e ritualit të Haxhit do të ketë pasoja të rënda në rajon. ''Ky është një veprim i papranueshëm, sepse vendet e shenjta u përkasin të gjithë muslimanëve''-shtoi Al Kasemi. Sheikh Afif Al Zababti, nëndrejtor i universitetit Al Zejtune në Tunizi deklaroi se të gjithë vëllezërit muslimanë duhet të ndjekin rrugën e dialogut dhe këshillimit për zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Xhilan Al Hemami, një nga figurat kryesore të forcave opozitare në Tunizi deklaroi se regjimi Al Saud me gabimet e rënda që ka bërë në menaxhimin e Haxhit nuk e meriton të kujdeset për vendet e shenjta dhe në menaxhimin e Haxhit duhet të marrin pjesë të gjitha vendet islamike.