Shpërthim i fuqishëm terrorist në Bagdad
Në një shpërthim të ndodhur sot në lagjen Al Taxhi në veri të Bagdadit, 2 civilë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën.
Të paktën 40 persona u vranë nga shpërthimi i një makine bombë, në qendër të Bagdadit, natën e kaluar , sipas policisë dhe burimeve mjekësore irakiane . Më shumë se 60 persona u plagosën kur një makinë e ngarkuar me eksploziv shpërtheu pranë një qendre tregtare. Nuk ka të dhëna se kush mund të fshihet pas shpërthimit. Bagdadi ka qenë shpesh qendër e sulmeve me bomba vdekjeprurëse, shumica e të cilave mendohet të jenë kryer nga terroristët e ISIS të cilët po hakmerren ndaj civilëve irakianë për disfatat e shumta që po pësojnë në frontin e luftës. Ata shpesh synojnë vende të mbushura me njerëz, tregje dhe restorante në zonat shi'ite si dhe tubime fetare të tyre.