Me pretekste politike, edhe sirianët privohen nga Haxhi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27388-me_pretekste_politike_edhe_sirianët_privohen_nga_haxhi
Autoritetet saudite për të pestin vit radhazi kanë penguar pjesëmarrjen e muslimanëve sirianë në ceremoninë e Haxhit.
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Shtator 10, 2016 18:42 Europe/Tirane
  • Me pretekste politike, edhe sirianët privohen nga Haxhi

Autoritetet saudite për të pestin vit radhazi kanë penguar pjesëmarrjen e muslimanëve sirianë në ceremoninë e Haxhit.

Komiteti i Lartë i Haxhit në Siri, me anë të një komunikate fajësoi pushtetarët sauditë për privimin e sirianëve nga e drejta për të kryer Haxhin dhe deklaroi se ky është viti i pestë radhazi që në bazë të preteksteve politike Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite nuk nënshkruan marrëveshjen me Ministrinë e Vakëfeve të Sirisë për dërgimin e hanxhinjve sirianë në Mekë. Në këtë deklaratë thuhet: ''Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite ka shkelur të gjitha normat morale e fetare dhe moslejimi i sirianëve për të kryer Haxhin është një vendim i padrejtë, absurd dhe shumë larg principeve islame.''