Shpërthim i fuqishëm në jug të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27523-shpërthim_i_fuqishëm_në_jug_të_jemenit
Si pasojë e një shpërthimi terrorist në një postbllok të ushtrisë jemenase në rajonin Al Vazih të provincës Ebin në jug të Jemenit, 6 forca të sigurisë u vranë dhe mbi 17 të tjerë u plagosën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2016 15:50 Europe/Tirane
  • Shpërthim i fuqishëm në jug të Jemenit

Si pasojë e një shpërthimi terrorist në një postbllok të ushtrisë jemenase në rajonin Al Vazih të provincës Ebin në jug të Jemenit, 6 forca të sigurisë u vranë dhe mbi 17 të tjerë u plagosën.

Sot janë regjistruar luftime të ashpra mes forcave të lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe mercenarëve të Arabisë Saudite në provincat Aden, Lehaxh dhe Taiz, ku forcat agresore janë detyruar të tërhiqen duke lënë pas dhjetëra të vrarë e të plagosur. Artileria e ushtrisë së Jemenit ka bombarduar sot një bazë ushtarake saudite në rajonin Xhizan në jug të Arabisë Saudite duke shkatërruar të gjitha fortifikimet dhe rrjetin ndërlidhës të kësaj baze. Sot, nga sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në provincën Haxhe dhe Sade, janë vrarë 14 civilë jemenas.