Rrëzohet një avion luftarak i regjimit sionist në Siri
Forcat kundër ajrore të ushtrisë së Sirisë kanë rrëzuar një avion luftarak dhe një dron të ushtrisë së regjimit sionist që fluturonin mbi hapësirën ajrore të Sirisë.
Kanali televiziv Al Akhbarije i Sirisë njoftoi se komanda e ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë të martën ka deklaruar se një avion luftarak i regjimit sionist i cili të martën në mëngjes kishte hy në territorin hapësinor të Sirisë për të sulmuar bazat e ushtrisë së Sirisë në rajonin Kunejtra, është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore e Sirisë. Ushtria e Sirisë gjithashtu ka njoftuar për rrëzimin edhe të një droni të ushtrisë së regjimit sionist në këtë rajon. Në deklaratën e ushtrisë së Sirisë thuhet agresioni ajror i regjimit sionist në rajonin Kunejtra është bërë për të forcuar moralin e terroristëve të cilët po përballen me humbje të njëpasnjëshme. Vlen të theksohet se edhe më parë një avion luftarak i regjimit sionist ka goditur pozicionet e ushtrisë siriane në lartësitë e Golanit në pjesën e Sirisë. Ushtria sioniste në luftën kundër terroristëve ka shkatërruar tre tanë me të gjithë pasagjerët e tyre në veri të rajonit Kunejtra. Ushtria sioniste gjithashtu ka asgjësuar sulmin e terroristëve të mbështetur nga regjimi sionist kundër pozicioneve të ushtrisë siriane në rajonin Kunejtra.